Pas hetimeve, Prokuroria konfirmon mashtrimin e Flora Brovinës: Fotografia është nxjerrë nga interneti - Bota Sot
Pas hetimeve, Prokuroria konfirmon mashtrimin e Flora Brovinës: Fotografia është nxjerrë nga interneti

Aktuale

Pas hetimeve, Prokuroria konfirmon mashtrimin e Flora Brovinës: Fotografia është nxjerrë nga interneti

Nga: G.B Më: 5 qershor 2019 Në ora: 14:44
Flroa Brovina

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve për fotografinë e paraqitur nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, për dhunimet që janë bërë në Kosovë gjatë luftës, pas ekspertizës është vërtetuar se kjo fotografia është nxjerrë nga interneti dhe nuk ka të bëjë me asnjë rast të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, përcjell Bota sot.

Komunikata e plotë e prokurorisë Speciale:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se pas paraqitjes së fotografisë nga deputetja, Flora Brovina, është hapur hetimi bazuar në pohimin e saj se kjo fotografi dëshmon dhunimin e një gruaje nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë.

Fotografia në fjalë është dërguar për ekspertizë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, e cila ka konstatuar se fotografia e paraqitur nga deputetja, Flora Brovina, është e printuar në format A4 kolor dhe nuk ka asnjë të dhënë, e cila kishte mundësuar hulumtimin e origjinës së fotografisë dhe nuk ka asnjë shenjë nga është printuar.

Kjo fotografi është krahasuar me një fotografi tjetër të siguruar nga interneti dhe u konstatua se në të dy fotografit është paraqitur ngjarja e njëjtë.

Bazuar në të dhënat nga ekspertiza dhe provat tjera të nxjerra gjatë hetimit, Prokuroria Speciale e Republikës e Kosovës ka konkluduar se ngjarja nga fotografia e paraqitur nga deputetja Brovina, është nxjerr nga interneti dhe nuk ka të bëjë me ndonjë rast të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...