(E plotësuar) - Diplomati shumëvjeçar austriak që së bashku me të dërguarin e OKB-së Mati Atisari mori pjesë në bisedimet për statusin e Kosovës Albert Rohan ka ndërruar jetë, përcjell “Bota Sot”.
"Austria ka humbur njërin ndër diplomatët më të profilizuar dhe për mua dhe ministrinë vdekja e Rohan përbënë humbje të një njeriu shembull i madh ", ka deklaruar shefi i diplomacisë austriake Aleksander Shalenberg.
Rohan si diplomat ka kryer shumë detyra me rëndësi, ishte sekretar gjeneral i ministrisë së punëve të jashtme dhe shumë funksioneve ndërkombëtare duke dizajnuar politikën e jashtme të Austrisë.
Në kumtesën e ministrisë thuhet se për më shumë se dy dekada ai mori pjesë në formimin e politikës ndaj Ballkanit dhe vendosjes e paqes dhe perspektivës zhvillimore në atë regjion me rëndësi për Austrinë.
Rohan ka hyr në shërbimin diplomatik të Austrisë në vitin 1963, duke u emëruar ambasador i Austrisë në Londër dhe Beograd.
Në vitin1977 ishte emëruar shef i kabinetit të sekretarit gjeneral të OKB-së Kurt Waldheim në Nju Jork.
Ka qenë ambasador në Buenos Ajres dhe vende tjera deri në vitin 1996, kur u emëruar sekretar gjeneral në ministrinë e jashtme.
Rohan në vitin 2006,së bashku me Ahtisarin udhëhoqi bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës.
Rohan rrjedh nga një familje fisnike që ka pasur lidhje edhe me familjen e mbretërisë shqiptare.
****
Albert Rohan ka vdekur sot në moshën 83-vjeçare në Vjenë. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë mediat austriake.
Albert Rohan ishte një diplomat austriak me karrierë të gjatë në Ministrinë e Jashtme të Austrisë, i cili shkroi planin për pavarësinë e Kosovës.
Gjatë bisedimeve për statusin e Kosovës, Rohan ishte zëvendës ndërmjetës i OKB-së.
***
Në moshën 83 vjeçare ka ndërruar jetë ish-diplomati austriak, Albert Rohan, i cili ishte i dërguar i OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovës dhe kishte kontribuar në krijimin e Planit të Ahtisaarit.
Lajmi do të përplotësohet…