Reagojnë familjarët e viktimave nga Kosova pas dënimit të Zmajevic për krime lufte

Aktuale

Reagojnë familjarët e viktimave nga Kosova pas dënimit të Zmajevic për krime lufte

Nga: A.Zh Më: 5 qershor 2019 Në ora: 15:32
Vllada Zmajevic

Gjykata e Lartë në Podgoricë, sot ka dënuar me 14 vjet burgim të akuzuarin Vllada Zmajevic, të akuzuar për krime lufte ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Zmajevic u gjet fajtor për vrasjen e qytetarëve të Zhegrës së Gjilanit, Milazim Idrizi, Qamile Haziri dhe Qazim Haziri, ndërsa në fshatin Dunav, e kishte vrarë Imer Kadriun.

Për ktë dënim ka reaguar familja e viktimave Idrizi, e cila nuk është e kënaqur me lartësinë e dënimit, përcjell Bota sot.

Mirëpo familjarët kanë mirëpritur vendimin, duke thënë se ndonëse i vonuar, ky është një lajm i mirë për ta.

Sipas familjes Idrizi, paqja e plotë do të jetë e mundur vetëm, kur të arrihet drejtësia për viktimat e luftës.

Reagimi i plotë i familjes Idrizi:

Mali i Zi e dënon më 14 vjet burgim , të akuzuarin për krime lufte në Kosovë

Familjarët e viktimave të luftës nga fshati Zhegër dhe Dunav i Gjilanit, njoftojnë opinionin e gjerë se sot, Gjykata e Lartë në Podgoricë, e ka dënuar më 14 vjet burgim të akuzuarin Vllada Zmajevic .

Ky i fundit, u gjet fajtor për veprën penale “Krime Lufte kundër popullsisë civile”, nga neni 142, paragrafi 1, i Kodit Penal të ish Republikës Federative të Jugosllavisë, pasi që u vërtetua se më 30.03.1999,në fshatin Zhegër, i kishte privuar nga jeta qytetarët Milazim Idrizi, Qamile Haziri, Qazim Haziri, ndërsa në fshatin Dunav, e kishte vrarë Imer Kadriun.

Pavarësisht që nuk jemi të kënaqur më lartësinë e dënimit, ne si familjar të viktimave mirëpresim këtë vendim të drejtësisë malazeze, i cili ndonëse i vonuar, është një lajm i mirë dhe sadisfaksion për ne.

Kërkojmë që të gjithë ata që kanë kryer krime lufte në Kosovë, të vihen para përgjegjësisë penale, pasi që vetëm në këtë mënyrë, eshtrat e viktimave do të prehen të qetë. Paqja e plotë do të jetë e mundur vetëm, kur të arrihet drejtësia për viktimat e luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat