Mustafa tregon se çka i mbeti kujtim nga Rohan, kur organizoi ballafaqimin e intelektualëve shqiptarë dhe serbë

Aktuale

Mustafa tregon se çka i mbeti kujtim nga Rohan, kur organizoi ballafaqimin e intelektualëve shqiptarë dhe serbë

Nga: G.B Më: 5 qershor 2019 Në ora: 16:44
Muhamet Mustafa

Sot ka ndërruar jetë ambasadori austriak, Albert Rohan.

Ish deputeti i LDK-së, njëherësh profesori Muhamet Mustafa tha se ai pas vetes ka lënë një karriere brilante diplomatike, përcjell Bota sot.

Ai ka treguar lidhur me organizimin që Rohan kishte bërë në prill të vitit 1997, kur organizoi një ballafaqim te intelektualëve dhe liderëve të shoqërisë civile të Kosovës dhe Serbisë në Vjenë lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

E nga atëherë, ai thotë se i ka mbetur në kujtim sensi dhe zotnillëku diplomatik, kompetenca, argumentet që buronin nga një kundrim objektivë derisa po e moderonte takimin.

Postimi i tij i plotë:

IN MEMORIAM : ALBREHT ROHAN

ALBBREHT ROHAN sot ndrroi jetë, po la pas vetes një karriere brilante diplomatike. Ai rrezatonte me kompetencë, me qasje njerezore per ballfaqim me problemet e shumta e botës së sotme , e veçanrisht për perballiminn e tendencave per te zëvendësuar shuarjen e ish federatës Jugosllave me një roberim te ri me dominim te Serbisë së madhe. Ne prill të vitit 1997, kur ishte sekretar gjenral I MPJ te Austrisë, organizoi një ballafaqim te intelektualëve dhe liderëve të shoqërisë civile të Kosovës dhe Serbisë në Vienë lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Me ka mbetur ne kujtim sensi dhe zotnillëku diplomatik, kompetenca, argumentet që buronin nga një kundrim objektivë derisa po e moderonte takimin. Me të njëjten konsistencë ai veproi edhe si bashkëpëuntorë dhe dorë e djathtë e Ahtisaarit për zgjidhjen gjithpërfshirëse te statusit të Kosovës. Ai ka vazhduar edhe këto vite të fundit te konsiderojë se formula e Ahtisaarit ishte një produkt I rrethanave, situates dhe artit të së mundshmes. Terhoqi vërejtjen se shkarjet mendjelehta nga ato zgjidhje mund te jenë te rrezikshme, duke i parë me brengosje të ashtuaujturat zgjidhjet kreative” dhe “kompromiset e dhimbshme”, duke tërhequr vërjejtejn se Plani Ahtisaari përfshijnte ne menyre adkuate kërkesat e Serbve dhe kompromiset tona. Ndërkaq Serbet duke mos u pajtuar taktikishte me me Planin Ahtisaari po donin që në negociata te reja ne kontinuitet ta detyronin Kosovën që përseri te bejë kompromise mbi kompromise. Fatkeqesisht pala Kosovare nuk ishte deri tani, gjithmonë syçelë, ndaj këtij rreziku.
Albreht Rohan-it i mbetemi gjithmonë mirënjohës për kuptimin thelbësor të problemeve tona dhe për zgjidhjet që ofronte për tejkalimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat