Raportoni këtë profil në Instagram, serbët po bëjnë fushatë me termin “Kosova është Serbi”

Aktuale

Raportoni këtë profil në Instagram, serbët po bëjnë fushatë me termin “Kosova është Serbi”

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 18:42
Profil në Instagram

Serbët kanë filluar një aksion në rrjetet sociale me idenë e pavend të tyre për “kthimin e Kosovës në Serbi ndërmjet rrugës paqësore”.

Edhe pse është gjë e pamundur, serbët po vazhdojnë këtë aksion madje shumë prej tyre edhe përfaqësues shtetërore.

Kjo gjë po zhvillohet në mënyrë të çuditshme. Serbët shkruajnë “Kosova është Serbi” në kartëmonedhën 100 euro, dollarëshe e shumë valuta të tjera.

Madje së fundi është hapur edhe një profil në Instagram, e cila mund të gjendet me këtë emër: kafanapavlekorcagin.

Aty po publikohen video, fotografi e realizime të ndryshme ku shkruhet “Kosova is Serbia” apo “Kosova është Serbi”.

Por sigurisht se shqiptarët duhet patjetër të raportojnë këtë profil, që po shfaq urrejtjen e serbëve ndaj shqiptarëve dhe nuk po arrijnë të pranojnë faktin se Kosova është shtet i pavarur dhe demokratik të cilin e kanë njohur shumë shtete.

Klikoni këtu për ta bërë raport këtë profil.

Më poshtë keni fotografitë se si të raportoni këtë faqe që po shfaq nxitje të urrejtjes.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat