Mustafa për Rohan: Do të mbetet një nga figurat meritore të shtetësisë dhe pavarësisë së vendit tonë

Aktuale

Mustafa për Rohan: Do të mbetet një nga figurat meritore të shtetësisë dhe pavarësisë së vendit tonë

Nga: G.B Më: 5 qershor 2019 Në ora: 19:36
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar për vdekjen e ambasadorit austriak, Albert Rohan.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Rohan la zbrazëtrirë të madhe në plejadën e njerëzve të mëdhenj, përcjell Bota sot.

Mustafa ka thënë se e kujton nga kryesimi i shumë takimeve të Vjenës, kur formulohej Pakoja, e cila mundësoi pavarësinë e Kosovës dhe takimet e ngrohta sa isha Kryeministër i Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Albert Rohan, lë zbrazëtirë të madhe në plejadën e njerëzve të mëdhenj të paqes.
Personalitet me ndikim në politikën evropiane, i respektuar për dijen dhe parimet e tij.
E kujtoj nga kryesimi i shumë takimeve të Vjenës, kur formulohej Pakoja, e cila mundësoi pavarësinë e Kosovës. Edhe nga takimet e ngrohta sa isha Kryeministër i Kosovës.
Albert Rohan, do të mbetet një nga figurat meritore të shtetësisë dhe pavarësisë të vendit tonë. IM./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat