Kiçmari: Vizita e Haradinajt në Berlin moment me rëndësi

Aktuale

Kiçmari: Vizita e Haradinajt në Berlin moment me rëndësi

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 20:14
Sabri Kiçmari

Ish-ambasadori i Kosovës në Austri, Sabri Kiçmari, ka thënë se vizita e kryeministrit Ramush Haradinajt në Berlin është moment me rëndësi.

Ish-ambasadori i Kosovës në Austri, Sabri Kiçmari, e sheh të rëndësishëm faktin që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të pritet në Berlin nga kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.

“Është moment me rëndësi, dhe e çmoj faktin që përkundër situatës së lehtë që e ka kancelarja Merkel, praktikisht ajo është përcaktuar të mbajë takimin me Haradinajn dhe të bisedojë me të. Prandaj për vendin tonë është shumë me rëndësi kjo ”, ka thënë Kiçmari.

“Nuk jam i sigurt që tema e shkëmbimit të territoreve do të jetë top-temë e takimit, pasi Merkel dhe Haradinaj kanë mendime të njëjta për këtë temë”.

Duke folur për vdekjen e diplomatit austriak, Albert Rohan, Kiçmari ka thënë se qëndrimi korrekt i Rohanit në raport me vendin tonë e shquan atë në të gjitha rrethet diplomatike.

“Është humbje e madhe për diplomacinë austriake, për vendin tonë që ka humbur një mik të mirë dhe për diplomacinë ndërkombëtare”, është shprehur Kiçmari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat