Milaim Zeka parashikon fitoren e Lutfi Hazirit në zgjedhjet e brendshme të LDK-së

Aktuale

Milaim Zeka parashikon fitoren e Lutfi Hazirit në zgjedhjet e brendshme të LDK-së

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 09:30
Milaim Zeka dhe Astrit Haraqia

Zgjedhjet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, asnjëherë nuk kanë qenë më interesante.

Brenda partisë po dalin konkurrentë që duan të marin timon e partisë më të vjetër në skenën politike në Kosovë.

Deputeti i Kuvendi të Kosovës, Milaim Zeka ka parashikuar fitoren e grupit të Lutfi Hazirit dhe Agim Veliut.

Sipas Zekës, në LDK janë tri grupacione që janë në garë për të qenë në krye të LDK-së.

“E ki Vjosa Osmanin që e përfaqëson rrymën e Fatmir Sejdiut, e ki grupin e Bujar Bukoshit që përfaqësohen nga Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku dhe Driton Selmanaj, dhe grupin e Lutfi Hazirit dhe Agim Veliut”

Sipas Zekës, nëse nuk fiton grupi i Veliut dhe Hazirit, LDK-ja do të shkatërrohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat