Hoxha në Berlin: Kërkova mbështetjen e Kosovës për liberalizimin e vizave - Bota Sot
Hoxha në Berlin: Kërkova mbështetjen e Kosovës për liberalizimin e vizave

Aktuale

Hoxha në Berlin: Kërkova mbështetjen e Kosovës për liberalizimin e vizave

Nga: Z.B Më: 6 qershor 2019 Në ora: 18:09
Pamje nga Tubimin Ndërkombëtar në Berlin

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha sot mori pjesë në Tubimin Ndërkombëtar të Berlinit, ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të shtetit gjerman dhe përfaqësues, ambasador më shumë se 50 vende të botës, përcjell “Bota sot”.

“Në Tubimin Ndërkombëtar të Berlinit, ku pjesëmarrës ishin shumë përfaqësues të shtetit gjerman nga parlamentet, qeveritë, administratat, si dhe përfaqësues shtetërorë, ambasadorë nga më shumë se 50 vende të botës, ishte rast të diskutojmë çështje që i kontribuojnë paqes dhe bashkëpunimit të ndërsjellë”, ka shkruar ajo.

Ministrja Hoxha këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook ku ka thënë se ka pasur rastin rastin të takojë shumë nga këta pjesëmarrës dhe informova për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Postimi i plotë:

Në Tubimin Ndërkombëtar të Berlinit, ku pjesëmarrës ishin shumë përfaqësues të shtetit gjerman nga parlamentet, qeveritë, administratat, si dhe përfaqësues shtetërorë, ambasadorë nga më shumë se 50 vende të botës, ishte rast të diskutojmë çështje që i kontribuojnë paqes dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.

Po ashtu, pata rastin të takojë shumë nga këta pjesëmarrës dhe informova për zhvillimet e fundit në Kosovë, vizionin e tonë drejt integrimit në Bashkim Evropian, si dhe ngrita çështjen e liberalizimit të vizave për qytetaret e Kosovës.

Kërkova mbështetjen e Kosovës për liberalizimin e vizave, sepse ky proces do të ndikonte në zhvillimin ekonomik, kulturor dhe arsimor - sidomos në zgjerimin e mundësive për rininë tonë.

#DhurataHoxha #Kosovo #Germany #BE
 

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...