Xhelili: Sulmi ndaj Veselit, skenar i shërbimeve sekrete serbe

Aktuale

Xhelili: Sulmi ndaj Veselit, skenar i shërbimeve sekrete serbe

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 20:26
Deputeti i PDK-së, Fatmir Xhelili

Deputeti i PDK-së, Fatmir Xhelili, ka deklaruar se sulmet që i janë bërë shefit të partisë së tij, Kadri Veseli, janë skenar i shërbimeve sekrete serbe.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Fatmir Xhelili, ka deklaruar se sulmet e fundit ndaj kryetari të PDK-së, Kadri Veseli, janë skenar e produkt i shërbimeve sekrete serbe të cilat dëshirojnë ta dëmtojnë edhe Kosovën.

“Janë metoda të shërbimeve sekrete që përdoren ndaj personave që udhëheqin shtetit, unë pres që të ketë goditje qoftë ndaj presidenti, kryeparlamentarit dhe kryeministrit. Pa dyshim se janë produkt të shërbimeve sekrete”, tha Xhelili sot në një intervistë për Radio Televizionit të Kosovës.

Ai ka deklaruar se Serbia ka krijuar mit për Kosovën.

“Serbia ka pasur gjithherë tendencë të gjenocidit ndaj Kosovës. Ne kemi pasur shumë humbje prej Serbisë dhe ata prapë sot e prezantojnë veten si faktor shkatërrues”, tha ai.

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga radhët e PDK-së, Fatmir Xhelili, vlerësoi se Serbia po mundohet të shfrytëzojë potencialet e saj kundër Kosovës.

Ai tha se duhet të punojmë shumë që vendin ta zhvillojmë. Sipas tij janë marrë veprime të duhura në Kuvendin e Kosovës karshi angazhimeve politike, përfshirë edhe dialogun me Serbinë.

Për deklaratat e liderëve të Kosovës, që ndonjëherë janë kontradiktore, Xhelili tha se ndonjëherë mund të jenë të ndryshme, por nuk kanë shumë dallime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat