AAK-së i bashkohet ish-deputeti i PDK-së dhe figura të rëndësishme të NISMA-s në Malishevë!

Aktuale

AAK-së i bashkohet ish-deputeti i PDK-së dhe figura të rëndësishme të NISMA-s në Malishevë!

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 17:39
Ramush Haradinaj

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i janë bashkuar disa figura të rëndësishme të qytetit të Malishevës.

Kjo është bërë e ditur në një konferencë për media ku i pranishëm ishte edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Prezantimi i këtyre aderimeve është bërë në qytetin e Malishevës.

Ish-deputeti i PDK-së, Fatmir Shurdhaj dhe zyrtarë të lartë të NISMA-s nga Malisheva janë disa prej personave që iu bashkuan subjektit të Haradinajt.

Shurdhaj tha se ai dhe kolegët e tjerë kanë qenë të pakënaqur me politikën e subjekteve tjera andaj edhe kanë vendosur që t’i bashkohen AAK-së.

“Idetë tona t’i japim kontribut në programin politik të Aleancës që të krijojmë politika publike në interes të qytetarëve të Kosovës. Krejt këta janë të subjekteve të ndryshme politike dhe janë të pakënaqur me politikën e subjekteve politike. Ne nuk kemi hyr në Aleancë për inati të kerkujna”, tha ai.

“Neve na ka bashkuar besimi. Ne Besojmë në Ramush Haradinajn. Jemi me kryeministrin, i cili e ka krijuar Ushtrinë e Kosovës i cili e i ka qit tarifë Serbisë i cili po pengon ndarjen e Kosovës”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat