Pacolli: Sytë i kemi tek djemtë tanë sonte në Malin e Zi

Aktuale

Pacolli: Sytë i kemi tek djemtë tanë sonte në Malin e Zi

Nga: Z.B Më: 7 qershor 2019 Në ora: 20:25
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas ndeshjes së Kosovës me Malin e Zi dhe ka thënë se po e ndjek me shqetësim, sipas tij, Mali i Zi është mik dhe partner i Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Pacolli këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se presioni ndaj trajnerit dhe ndaj disa lojtarëve nga Beogradi dhe mediat serbe e tregon fytyrën e vërtetë të Serbisë për të ndërhyrë në vendet fqinje.

Postimi i plotë:

Po ndjek me shqetësim situatën në lidhje me ndeshjen e futbollit midis Kosovës dhe Malit të Zi. Mali i Zi është mik dhe partner i Kosovës. Serbia nuk do ta pengojë këtë miqësi.
Presioni ndaj trajnerit dhe ndaj disa lojtarëve nga Beogradi dhe mediat serbe e tregon fytyrën e vërtetë të Serbisë për të ndërhyrë në vendet fqinje. Kosova dhe Mali i Zi do t'i kapërcejnë këto pengesa nga Beogradi dhe të dyja vendet tona njohin taktikat e Serbisë.
Sytë i kemi tek djemtë tanë sonte në Malin e Zi dhe ju urojmë atyre fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat