Milaim Zeka thotë se do të bashkëpunojë me LDK-në nëse Isa Mustafa nuk është kryetar

Aktuale

Milaim Zeka thotë se do të bashkëpunojë me LDK-në nëse Isa Mustafa nuk është kryetar

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 10:01
Milaim Zeka

Deputeti i Kosovës, Milaim Zeka ka paralajmëruar themelimin e partisë së re që do të drejtohet nga vet ai.

Zeka ka thënë se nuk ka botëkuptime ballkanike në politikë.

“Nuk vendosi vija të kuqe me të gjitha partitë sikur po vendosin këta pastaj një natë para dorëzimit të listave me deputetë bëjnë koalicione i tradhtojnë votuesit e tyre”

Zeka ka thënë se mbas zgjedhjeve mund të bashkëpunojë me disa parti politike.

“Mund të bashkëpunojë për shembull edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës me një kusht që Isa Mustafa të mos jetë kryetar”

Ai ka thënë se nuk ka barrierë të bashkëpunimit me AAK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Deputeti Zeka u shpreh se edhe emri i partisë së tij do të jetë diçka e re, Partia Euro Atlantike e Kosovës, emër të cilin e kanë dhënë mërgimtarët tonë në ShBA.

“Programi i partisë do të jetë aq i thjeshtë sa edhe fëmijët e shkollës fillorë do ta mësojnë, nuk do të jetë program demagogjik, por do të fokusohet te shkollat, çerdhet, spitalet, te mirëqenia e qytetarëve të Kosovës, te rryma, te uji” ka thënë Zeka

Zeka ka premtuar se nëse vjen ai në pushtet, do të krijoj një press club për gazetarët në Prishtinë, ku do të jenë gazetat, televizionet dhe do të paguhet me kartelë 20 cent një kafe siç është në gjithë botën e qytetëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat