Reagim i ashpër për Kadri Veselin, pasi kërkoi komision hetimor për listat e veteranëve

Aktuale

Reagim i ashpër për Kadri Veselin, pasi kërkoi komision hetimor për listat e veteranëve

Nga: D.RR Më: 9 qershor 2019 Në ora: 16:44
Kadri Veseli

Avokati Besnik Berisha, i ka reaguar kreut të Kuvendit, Kadri Veselit, pasi ky i fundit tha se do ta marrë iniciativën për formimin e një komisioni hetimor për listat e veteranëve, përcjellë “Bota sot”.

“Pse duhet me hetu, kur vetë i keni gatu”, thotë Berisha në shkrimin e tij, teksa ka thënë se kjo punë është veç hajni.

Postimi i plotë:

E pse duhet me hetu, kur vete i keni GATU?!

Paramendojeni se çfare iniciative "gjeniale"?!
Per me vertetu hajnine qe vete e kane toleru dhe plaçkitjen qe vete e kane miratu, po u dashka edhe komision me formu. ( nuk po u mjafton rezultati i hetimit te Prokurorise)

Cfare jane keta, edhe kete pune e bejne, madje, na bindin se komisioni per kete "mision fisnik" duhet te udhetoje edhe jashte shtetit, per te pare praktikat e vendeve te rajonit, duhet te mbaje edhe punetori ne Durres e gjetiu, per te hartuar "strategji", e krejt kjo duhet te paguhet me meditje te majme, nga xhepi i qytetarit.

Me apo pa hetim, kjo pune eshte vec hajni e marri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat