Punëtorët e larguar nga puna në KEDS paralajmërojnë nesër një protestë para Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë, në shenjë pakënaqësie ndaj kësaj gjykate, e cila tash e gjashtë muaj nuk ka kthyer përgjigje në lidhje me ligjshmërinë e vendimeve të mëhershme.
Protesta do të fillojë në ora 10:00 dhe do të zgjasë një orë, thuhet në njoftimin e punëtorëve të larguar nga KEDS.
Ndryshe, protesta të ngjashme të punëtorëve të larguar nga KEDS-i ka pasur më herët gjatë këtij viti para Pallatit të Drejtësisë.