Palmer pas takimit me Vuçiq: Kosova ta heqë taksën

Aktuale

Palmer pas takimit me Vuçiq: Kosova ta heqë taksën

Nga: F.B. Më: 10 qershor 2019 Në ora: 12:16
Palmer dhe Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe funksionari i Departamentit të Shtetit  Metju Palmer janë pajtuar sot në Beograd se taksat në mallrat serbe janë pengesë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Vuçiq ka thënë për gazetarët se ia ka transmetuar bashkëbiseduesit amerikan qëndrimin se janë tregim i pavërtetë konstatimet se, në një pjesë të opinionit perëndimor se Serbia ka shfrytëzuar faktin se Prishtina ka vendos taksat që të ‘mbyll’ dialogun.

"Kam thënë se thelbi I kësaj është se si mund të bisedoni me dikë që pamundëson qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve në shekullin 2", tha Vuçiq.

"Nëse nuk jeni në situatën që të bartni biskotën nga një në territorin tjetër, për çka mund të bisedoni, ndërsa duhet të flasim edhe për gjëra shumë më të rëndësishme ", ka pyetur Vuçiq.

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Metju Palmer ka deklaruar se taksat që ka vendosur Prishtina janë pengesë e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës dhe e rrugës së tyre evropiane, andaj Uashingtoni dëshiron që ato të hiqen

Zëvendës ndihmës sekretari shtetëror për Evropë edhe Azi Palmer ka paralajmëruar se do të takohet me kompaninë amerikane që ka afarizëm në Serbi me të cilët do bisedoj rreth dëmeve që kanë pësuar nga taksat që ka vendos Prishtina.

ShBA sipas tij vazhdojnë të mbështesin dialogun që zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së në drejtim të arritjes së normalizimit të raporteve.

“Është shumë me rëndësi që të vazhdohet dialogu sepse ai hap rrugën evropiane edhe për Kosovën edhe për Serbinë. Po shohim se taksat janë pengesë e kësaj rruge”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat