Veterani i UÇK’së që iu vra djali në luftë shpërthen te varrezat –shan dhe akuzon njerëzit e pushtetit - Bota Sot
Veterani i UÇK’së që iu vra djali në luftë shpërthen te varrezat –shan dhe akuzon njerëzit e pushtetit

Aktuale

Veterani i UÇK’së që iu vra djali në luftë shpërthen te varrezat –shan dhe akuzon njerëzit e pushtetit

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 16:24
Pamje e shkeputur nga video

Gjatë homazheve në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, me rastin e 20 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, prindi i dëshmorit Agron Bytyqi, Islami, veteran i UÇK-së, ka shprehur pakënaqësi duke akuzuar individë të ndryshëm dhe përfaqësues të institucioneve, të cilët sipas tij, keqpërdorin dhe njollosin gjakun e dëshmorëve dhe vlerat e luftës së UÇK-së për përfitime personale dhe klanore.

Në një moment, ai shihet teksa drejton gishtin me akuza në drejtim të disa zyrtarëve shtetërorë, në mesin e të cilëve ishte edhe kreu i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, deputeti Zafir Berisha e të tjerë.

Por, kur ata afrohen për të bërë homazhe para varreve të dëshmorëve, Islam Bytyqi i thotë Zafir Berishës se “ju po rrnoni mirë”, ndërsa Haskukës i thotë se “nuk jeni të gjithë të këqij”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...