Hoxha: Integrimi ynë në BE dhe NATO është shpresa më e mirë për paqe të qëndrueshme

Aktuale

Hoxha: Integrimi ynë në BE dhe NATO është shpresa më e mirë për paqe të qëndrueshme

Nga: A.SH Më: 12 qershor 2019 Në ora: 20:54
Dhurata Hoxha

Në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë, në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë dhe njëkohësisht duke shënuar Ditën e Çlirimit, ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha ka theksuar se, e ardhmja jonë është brenda BE-së dhe NATO-s.

Ajo më tej ka potencuar se, integrimi ynë brenda këtyre aleancave është shpresa më e mirë për paqe të qëndrueshme jo vetëm për Kosovën por për të gjithë rajonin. Dialogu mbetet e vetmja rrugë praktike e veprimit që do të na çojë drejt paqes së qëndrueshme.

Postimi i plotë në Facebook:

Në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë, në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë dhe njëkohësisht duke shënuar Ditën e Çlirimit, ceka kontributin e panelistëve, të cilët kanë qenë të palëkundur në politikat, iniciativat, si dhe hulumtimet dhe analizat për të kuptuar faktorët që e bëjnë paqen, brishtësinë e paqes dhe kushtet për qëndrueshmërinë e saj.

E ardhmja jonë është brenda BE-së dhe NATO-s. Integrimi ynë brenda këtyre aleancave është shpresa më e mirë për paqe të qëndrueshme jo vetëm për Kosovën por për të gjithë rajonin. Dialogu mbetet e vetmja rrugë praktike e veprimit që do të na çojë drejt paqes së qëndrueshme.

Sfidë për ne mbetet edhe mungesa e lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës për të udhëtuar në vendet anëtare të BE-së dhe vendet e zonës Shengen. Zbatimi i reformave na sjell më afër BE-së, por më e rëndësishmja, do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës së qytetarëve tanë. Duhet të gjejmë mënyra si vende të rajonit për të forcuar bashkëpunimin dhe për të realizuar synimet e përbashkëta për paqen, paqen e qëndrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat