Hoxha: Në këtë stadium, presim suksese dhe fitore - Bota Sot
Hoxha: Në këtë stadium, presim suksese dhe fitore

Aktuale

Hoxha: Në këtë stadium, presim suksese dhe fitore

Nga: Z.B Më: 14 qershor 2019 Në ora: 13:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot është bërë promovimi i projektit për Stadiumin nacional në Drenas.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha tha se stadiumi nacional, paraqet një vlerë të shtuar për vendin tonë, ngase, siç thotë ajo, është si objekt i rëndësishëm infrastrukturor për futbollin dhe sportin në përgjithësi, duke i kontribuar sukseseve të mëtejme për sportistët tanë përcjell “Bota sot”.

Hoxha këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se në këtë stadium, presim suksese dhe fitore të njëpasnjëshme të sportistëve të cilët po dëshmojnë se i takojnë nivelit evropian e botëror, meritojnë ta kenë edhe arenën e vet dinjitoze si ky stadium

Postimi i plotë:

"Sot u promovua projekti i një objekti i rëndësisë së veçantë, Stadiumit nacional. Stadiumi nacional, paraqet një vlerë të shtuar për vendin tonë, si objekt i rëndësishëm infrastrukturor për futbollin dhe sportin në përgjithësi, duke i kontribuar sukseseve të mëtejme për sportistët tanë. Në këtë stadium, presim suksese dhe fitore të njëpasnjëshme të sportistëve të cilët po dëshmojnë se i takojnë nivelit evropian e botëror, meritojnë ta kenë edhe arenën e vet dinjitoze si ky stadium. Urime!"
 

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...