Dedikimi prekës i Luanit për babain e tij Shkëlzen Haradinajn - Bota Sot
Dedikimi prekës i Luanit për babain e tij Shkëlzen Haradinajn

Aktuale

Dedikimi prekës i Luanit për babain e tij Shkëlzen Haradinajn

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 14:31
Homazhe pranë shtatores

Sot në Pejë është përuruar  sheshi “Shkëlzen Haradinaj”, në të cilin është përuruar edhe shtatorja e heroit të UÇK’së, Shkëlzen Haradinaj.

Në përurim ka marrë pjesë edhe djali i tij, Luan Haradinaj, i cili ka shkruar një dedikim prekës për babain e tij i cili ka rënë heroikisht në luftën kundër pushtimit serb.

“Shkëlzen, e ndjej që po më mbanë në dorë sot. 
Po m’i rreh shpatullat e po më thua “Jam krenar me ty”.
Sot kur po të nderon e gjithë Shqiptaria dhe shtatorja jote po na bënë hije, sot ndjehem më i madh se kurrë. Lavdi veprës tënde, përjetësisht me ne”, ka shkruar Luan Haradinaj, raporton Express.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili ka bërë edhe zbulimin e Obeliskut të 183 dëshmorëve nga Komuna e Pejës.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...