Jeremiç në Kosovë: Nuk guxojmë t’ia lejojmë Vuçiqit ‘përkufizimin’ - Bota Sot
Jeremiç në Kosovë: Nuk guxojmë t’ia lejojmë Vuçiqit ‘përkufizimin’

Aktuale

Jeremiç në Kosovë: Nuk guxojmë t’ia lejojmë Vuçiqit ‘përkufizimin’

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 17:25
Vuk Jeremiç

Kryetari i Partisë popullore të Serbisë Vuk Jeremiç ka qëndruar në Kosovës, ku ka thënë se kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiqi nuk guxojnë t’ia lejojnë të arrijë marrëveshje për “përkufizimin” (razgranicenje).

Kjo, sipas liderit opozitar serb, do të thoshte njohje e Kosovës si shtet i pavarur, heqje dorë pakthyeshëm nga njër prej shtyllave të identitetit kombëtar serb, si dhe krimin i “Shqipërisë së madh” për më së shumti 10 vite.

Sipas Jeremiçit, pa nënshkrimin e Serbisë Kosova nuk mund të fitojë pavarësinë, ndërsa “regjimi i progresistëve në krye me Vuçiqin” është i gatshëm të vë nënshkrimin në një marrëveshje të tillë, në mënyrë që të mund ta vazhdojë pushtetin e tij “me plaçkitje të përmasave të pashënuara, dhunë e lidhje me kriminalitetin e organizuar”, transmeton “Danas”.

Jeremiç ka thënë në Pasjan, afër Gjilanit, se partia e tij kundërshton çfarëdoqoftë marrëveshjeje, e cila do të nënkuptonte ndryshimin e kufijve të Serbisë, të cilat janë të përcaktuara me Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...