Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot” Xhevdet Mazrekaj, edhe sot ka ndarë momente të veçanta nga ceremonia e ndarjes së çmimeve “Skëndërbe” në vitin 1997 në Cyrih.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Çmimi Skënderbe në fushën e afarizimit i ishte ndarë biznismenit Behgjet Pacolli.
Mazrekaj shkruan se për këto çmime për personalitete kombëtare kishin vendosur “Bota sot” bashkë me lexuesit e saj.
Postimi i plotë:
Çmimi Skënderbe në fushën e afarizmit iu nda biznesmenit Behgjet Pacolli
Edhe një video fragment tjetër nga mbrëmja gala e organizuar nga gazeta kombëtare “Bota sot” në Cyrih, në vitin 1997, për ndarjen e çmimit Skënderbeu.
“Bota sot”, bashkë me lexuesit e saj, kishte vendosur që t'iu ndante çmimin Skënderbe personaliteteve kombëtare të njohura ndërkombëtarisht, për meritat e tyre të veçanta në fusha të ndryshme.
Natyrisht, nuk kishte si të mungonte çmimi Skënderbe për fushën e afarizmit dhe biznesit, ku kishim përzgjedhur biznesmenin dhe Behgjet Pacolli.
Pacolli do ta vlerësonte lart marrjen e çmimit Skënderbeu.
Pas kësaj pike, do të pasonte një këngë e kënduar nga këngëtarja shqiptare Afërdita Zonja.