Partia Demokratike e Kosovës ka penguar sot shoqërinë civile, derisa këta të fundit po vazhdonin aksionin, si në partitë tjera për vendosje të pankartave.
Protestuesit janë penguar nga sigurimi i partisë e nuk janë lejuar që t’i vendosin pankartat e njëjta të cilat paraprakisht i kanë vendosur te selia e AAK-së, VV-së, e PSD-së.
Përfaqësuesit e OJQ-ve janë larguar me dhunë nga sigurimi i PDK-së.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përcjell “Bota sot”.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se një parti që dhunon fizikisht aktivistët e shoqërisë civile fundin e ka afër.
“Një parti që dhunon fizikisht aktivistët e shoqërisë civile, fundin politik e ka shumë afër dhe të garantuar!”, shkruan ajo në Facebook.