Krasniqi: Jemi të interesuar që Veseli të udhëheqë me Kosovën, do të ndodhnin gjëra të mira

Aktuale

Krasniqi: Jemi të interesuar që Veseli të udhëheqë me Kosovën, do të ndodhnin gjëra të mira

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 23:21
Memli Krasniqi

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se edhe në 11 vjetët sa kjo parti ka qenë në qeverisje ka pasur ngecje në fusha të ndryshme.

Mirëpo sipas Krasniqit gjërat në qeverisjen e tanishme kanë nisur të lëvizur, duke përmendur dikaster të cilët në Qeverinë Haradinaj i drejtojnë ministrat e PDK-së.

“Në shëndetësi  tash kanë filluar të lëvizin gjërat për herë të parë dhe në fushat tjera përfshirë integrimet. Meritokracia është një nga çështjet fondamentale që duhet trajtuar dhe PDK e ka obligim më shumë e të tjerët sepse qe 11 vjet është në pushtet. Papunësia ende është rreth 30%, mbi 50 % te të rinjtë edhe këtu nuk mund t’i mbyllim sytë”, është shprehur Krasniqi, njofton Klan Kosova.

“Nuk mund të rrish indiferent ndaj kësaj. Po çështja është si duhet të trajtohet dhe nuk e kemi ndërmend që ta lëmë këtë. Veseli nuk është politikan konvencional. Nuk e ka karrierën e tij krejt në politikë. Ai ka luftuar si i ri dhe më pas është inkuadruar në politikë. Ne jemi të interesuar që ky njeri ta udhëheq Kosovën një herë dhe besoj se mund të bëhen shumë gjëra të mira”.

Sipas Krasniqit që ka folur në Zona B, thelbi i asaj që tha Veseli sot në konventën festive ka qenë tek luftimi i korrupsionit në formë të pakompromis.

“Katër mijë njerëz në sallë kanë bërë ovacione, elektorati ynë e kërkon këtë, por nuk e kemi veç për elektorat. Nepotizmi është problem që i prek të gjithë qytetarët e Kosovës. Vendime do të ketë dhe veprime do të ketë, një është komisioni hetimor për çështjen e veteranëve. Vendime të mëdha në këtë vend ka marrë veç PDK. Punët kryhen kur PDK del në ballë të tyre dhe ne e kemi ndërmend të dalim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat