Ramë Buja u “betua” që nuk rikthehet në PDK, por nuk rezistoi as dy vjet

Aktuale

Ramë Buja u “betua” që nuk rikthehet në PDK, por nuk rezistoi as dy vjet

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 23:54
Ramë Buja

Ish-ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Ramë Buja, më 18 gusht në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës kishte dorëzuar një letër dorëheqje për largimin e tij nga kryesia e kësaj partie.

Ai në atë kohë kishte thënë se jep dorëheqje të pakthyeshme nga PDK-ja dhe arsyet pse largohet nga PDK-ja janë të shumta.

Ai dy vjet më parë kishte paralajmëruar tronditje në PDK, duke thënë se degardimi që po ndodh (qofsha i gabuar) do ta trazojë e çorientojë akoma më shumë këtë subjekt politik.

“Jap dorëheqje të pakthyeshme nga Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës me keqardhje të madhe dhe dimbje të pamatshme! Arsyet janë objektive dhe të shumta e të shumkohëshme, që nuk dua ti përmend në këtë rast, por vetëm të ju bëjë me dije se, këtu pushon angazhimi im në kreun e kësaj partie, ku isha njëri nga themeluesit e saë dhe në të ilën investova mundin dhe përpjekjet e vazhdueshëm, pothuaj dydekadëshe, dhe ku tani nuk më mbeti më vend as hapësirë për veprim e kontribut. Degardimi që po ndodh (qofsha i gabuar) do ta trazojë e ç’orjentojë akoma më shumë këtë subjekt politik, nëse nuk i vihet digë penguese të keqës dhe degjenerimit politik në vazhdim, gjë në të cilën unë kam humbur përfundimisht”, thuhej në letrën e dorëheqjes së Bujës.

Por ende pa u bërë dy vjet nga “dorëheqja e pakthyeshme” Ramë Buja është kthyer në PDK-në e Kadri Veselit.

Ai mori pjesë në Konventën e 9-të të kësaj partie që u mbajt të dielën. Atij i ishte rezervuar një ulëse në rendin e dytë pranë deputetit Elmi Reçica, në vijë me “shefin e shefave” Adem Grabovci.

Një ditë pas mbajtjes së Konventës kanë dale dhe emrat se kush janë anëtarët më të votuar për Këshillin Drejtues.

Dhe Buja renditet i 17-ti me 373 vota të fituara duke lënë figura kyçe të partisë prapa si, nënkryetarin Enver Hoxhaj, Xhavit Halitin, Sami Lushtakun, ministrin Kujtim Gashi, deputeten Ganimete Musliu, Adem Grabovcin, Blerand Stavilecin, Zenun Pajazitin e emra tjerë të njohur.

Ramë Buja ende nuk është deklaruar për rikthimin e tij në PDK. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat