Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se Mocioni për rrëzimin e Qeverisë, duhet të dal tash.
Ai në T7 tha se sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje, ata do ta dërgonin në votim këtë Mocion, por sipas tij për këtë duhet të pyetet Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Sa për Vetëvendosjen Mocioni do të dilte tash, por duhet ta pyesni LDK-ën. Unë jam takuar me liderin e LDK-ës, Isa Mustafën dhe i kam shpjeguar atij se sa për neve duhet të dal mocioni. Për mua është e pakuptueshme pse nuk del Mocioni. Nëse i numërojmë edhe Alternativën dhe deputetët e pavarur, i kemi 57 vota” u shpreh Konjufca.