Labi zihet ngushtë: Edhe e jep votën, edhe thotë se s’ka arsye me u rrëzu Qeveria Haradinaj

Aktuale

Labi zihet ngushtë: Edhe e jep votën, edhe thotë se s’ka arsye me u rrëzu Qeveria Haradinaj

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 20:39
Tahiri dhe Haradinaj

Deputeti Labinot Tahiri ka folur për medaljen që i dha atij ditë me parë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kritikat ndaj tij.

Tahiri ka thënë se medalja që iu dha atij nuk ka të bëjë asgjë me votën e tij për rrëzimin e Qeverisë.

Megjithatë shton se nuk do të pranojë që vota e tij të jetë vendimtare për rrëzimin e Qeverisë.

“Unë e kam bërë këtë qeveri, sepse Haradinaj e ka merituar. Mos të jem shkaktari që e rrëzon këtë Qeveri. Unë mund të jem i 59’ti deputeti, le t’i gjejnë edhe dy tjera. Nuk i bëjnë, por unë do ta jep. Ramushi e din vendosmërinë time. Nuk ka të bëjë medalja me vota. Nesër, Haradinaj mundet me i ra pishman për këtë medalje, nëse hidhërohet me mua diçka. Para disa muajve e ka diskutuar çështjen e dekorimit, ajo ka qenë e lidhur edhe me rastin e Kumanovës, ku ka dhuruar pagat e mia për fëmijët që kanë pasur prindërit në burgje.  Pas viti të ri, ma ka përmendur Medaljen”, ka thënë Tahiri në Rubikon të KTV’së.

Ai e quan koincidencë të plotë që medalja iu dha atij në kohën kur po diskutohet për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

“Në jetë ne hasim kur mendojmë diçka për një punë dhe vinë në koincidencë që ka diçka të tillë. Kjo nuk qëndron. Opozita i ka 60 vota, unë po i jap 61 vota. Por ta japin arsyen se për çfarë duhet rrëzuar Qeverinë. Megjithatë votën time ta llogarisin si e 60’ta, por jo vendimtare” shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat