Tha se duhet një plumb në ballë për Gani Gecin, ish-deputeti i LDK-së i shkon në shtëpi (Pamjet) - Bota Sot
Tha se duhet një plumb në ballë për Gani Gecin, ish-deputeti i LDK-së i shkon në shtëpi (Pamjet)

Aktuale

Tha se duhet një plumb në ballë për Gani Gecin, ish-deputeti i LDK-së i shkon në shtëpi (Pamjet)

Nga: N.H Më: 19 qershor 2019 Në ora: 20:36
Gani Geci

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Gani Geci, ka rrëfyer për herë të parë për disa detaje të padëgjuara për jetën e tij.

Ish-deputeti i LDK-së ka zbuluar edhe problemet të cilat ia ka sjellë komunikata numër 59, e lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

Ai për herë të parë ka rrëfyer se si i kishte shkuar në shtëpi një komentuesit me emrin Komandant “Komita”, i cili përmes llogarisë së tij në Facebook, kishte bërë thirrje se Gecit “duhet t’i jepet një plumb në ballë”.

Geci gjithashtu tregon edhe për një rast tjetër, i cili edhe ky kishte bërë të njëjtat thirrej, ndërsa ish-ushtari i UÇK-së zbulon se këtij komentuesit i kishte dhënë afat 12 orë që t’i tërheq të gjitha deklarata e tij në rrjetet sociale.

 

 

Ndërkaq, ai ka në këtë emision ka folur edhe për ofertat të cilat i ka marrë nga partitë e tjera. Ish-deputeti ka treguar se pas largimit të tij nga LDK në vitin 2014, Hashim Thaçi, i kishte ofruar anëtarësim në PDK dhe futjen e tij në listën për kandidatë për deputetë.

“Kam qenë në një odë,…, kur më ka ardhur një telefonatë nga një numër i panjohur. Urdhëro. Hashim Thaçi në telefon. I thashë urdhëro – ishte hera e parë në jetë që po flisja në telefon me të. Thaçi më tha: Të ka përjashtuar Isa Mustafa nga partia, zgjidhe cilin numër po e dëshiron në PDK [për të kandiduar për deputetë]. I thashë: O Hashim Thaçi më përpara bëhem me Sllavisha Petkoviçin se me ty”, rrëfen Gani Geci bisedën me ish-kryetarin e PDK-së në atë kohë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...