Haradinaj përgjigjet se a do ta thërrasë Këshillin e Sigurisë lidhur këshilltarin e Presidentit - Bota Sot
Haradinaj përgjigjet se a do ta thërrasë Këshillin e Sigurisë lidhur këshilltarin e Presidentit

Aktuale

Haradinaj përgjigjet se a do ta thërrasë Këshillin e Sigurisë lidhur këshilltarin e Presidentit

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj gjatë konferencës së mbajtur për media të enjten është pyetur edhe lidhur me shkarkimin e këshilltarit të presidentit, Bratislav Nikoliq dhe kërkesën e deputetit të VV-së, Glauk Konjufca për të thirrur Këshillin e Sigurisë.

 Lidhur me këtë çështje, Haradinaj tha se pa e proceduar nuk guxojnë të veprojmë.

“Jemi institucione që detyrohemi për informata ne ndjekin procedura. Pa dalë në publik jemi të obliguar ti zbatojmë nuk mund të thërrasim Këshillin e Sigurisë vetëm pse ka dalë një lajm. Ne i kemi ndjekur ato procedura dhe kaq mund të them. Për këso raste duhet të procedohet. Por nuk mund të ndërmarrim veprimet në kohë ashtu siç na kërkon një palë tema verifikohet dhe kualifikohet. Ne aktivizohemi por shumë tema nuk janë për media, tha Haradinaj.

Këto komente kreu i Qeverisë i bëri pas takimit me themeluesin e shoqatës së bamirësisë" Jetimat e Ballkanit", Halil Kastratit të cilin për kontributin e tij për shoqërinë kosovare e nderoi me urdhrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...