Kosnett: Me punë të mundimshme do ta çojmë Kosovën drejt së ardhmes së ndritur - Bota Sot
Kosnett: Me punë të mundimshme do ta çojmë Kosovën drejt së ardhmes së ndritur

Aktuale

Kosnett: Me punë të mundimshme do ta çojmë Kosovën drejt së ardhmes së ndritur

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 18:51
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, kanë inauguruar sot Qendrën për Karrierë dhe Ndërmarrësi në gjimnazin natyror “Xhavit Ahmeti”, të cilën do të shfrytëzojnë nxënësit e disa shkollave të kësaj komune.

Me këtë rast, kryetari Haziri falënderoi ambasadorin Kosnett dhe popullin amerikan për mbështetjen e dhënë përmes projekteve të shumta për Gjilanin.

Haziri: Gjilani po fiton nga ndihma amerikane

“Qeveria amerikane është mbështetësi më i madh, më afatgjatë dhe më i qëndrueshëm për komunitetin në Gjilan. Në vitin e ardhshëm Gjilani shënon partneritetin 20-vjeçar me USAID dhe ky program është pjesë e saj. Ambasadori Kosnett sot e ka zgjedhur një ditë  të mirë, sepse programi i transparencës e llogaridhënies që ne kemi me USAID-in, programin e infrastrukturës, në arsim dhe bujqësi dhe programe tjera po krijojnë ambient të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit pa dallim etnik, politik apo religjioz, sepse ky qytet po përfiton nga ndihma dhe taksa e popullit amerikan”, tha kryetari Haziri.

Ndërsa, ambasadori Kosnett deklaroi se askush nuk duhet të dyshojë për përkushtimin e shtetit amerikan ndaj shtetit të Kosovës dhe se ky përkushtim do të vazhdojë të jetë edhe më i madh në të ardhmen.

Kosnett: Partneritet Kosovë- SHBA është shumë i thellë

“Sot pata mundësi që ta vizitojë Gjilanin dhe t’i shohë të gjitha ato projekte që janë duke u ndihmuar përmes qeverisë amerikane, si në arsim, ndihmën ligjore falas, apo projekte që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit. Ato po tregojnë se partneriteti mes Kosovës dhe  SHBA-së është shumë i thellë, por ajo që më la mbresa ishte që qytetarët e Gjilanit po e shfrytëzojnë këtë mbështetje për të mirë”, tha ambasadori Kosnett.

Ai shtoi se Qendra për Karrierë dhe Ndërmarrësi iu ofron të rinjve të gjitha veglat e nevojshme për ta demonstruar kreativitetin e tyre përmes teknologjisë.

Kosnett: Me punë të mundimshme do ta çojmë Kosovën drejt së ardhmes së ndritur

“Sot jemi në këtë hapësirë krijuese, e cila është paksa koncept i ri dhe iu ofron të rinjve të gjitha veglat të demonstrojnë kreativitetin e tyre përmes teknologjisë apo shkencës. Shpikësi amerikan, Thomas Edison, ka thënë se ‘kreativiteti ka të bëjë me 1 për qind inspirim dhe 99 për qind qëndrueshmëri- këmbëngulje’. Prandaj, e di që me punë të mundimshme dhe me kreativitet do ta çojmë Kosovën drejt një të ardhme të ndritur dhe e ardhmja fillon këtu”, ka deklaruar Kosnett.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...