Hoxha: Të ofrojmë një shtëpi të dytë dhe siguri për refugjatët - Bota Sot
Hoxha: Të ofrojmë një shtëpi të dytë dhe siguri për refugjatët

Aktuale

Hoxha: Të ofrojmë një shtëpi të dytë dhe siguri për refugjatët

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 19:14
Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka shprehur solidaritet me refugjatët në Ditën e Refugjatëve.

Në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka kujtuar kohën kur shumë kosovarë u shpërngulën gjatë vitit 1999.

Duke kujtuar këtë kohë, ministrja Hoxha ka shprehur solidaritet me refugjatët.

Në një postim në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Hoxha ka shkruar se, duke kujtuar vuajtjet e qytetarëve kosovarë në vitin 1999, duhet t’i ofrojmë shtëpi të dytë dhe siguri refugjatëve.

Postimi i plotë i Hoxhës pa ndërhyrje:

Shpreh solidaritetin tim të sinqertë me të gjithë refugjatët që sot janë të privuar nga e drejta e tyre themelore për jetë të dinjitetshme në atdheun e tyre.

Ky solidaritet, na kthen prapa për dy dekada, për të kujtuar me dhimbje të thellë qytetarët e vendit tim, të cilët u dëbuan nga vatrat e veta, vetëm pse ishin të një kombësie tjetër nga pushtuesi.

Ditët e kaluara si refugjatë, janë ditët më të rënda për qytetarët e vendit tonë, andaj, këtë ditë kujtojmë vuajtjet e refugjatëve në botë, për të ofruar shtëpi të dytë dhe siguri për refugjatët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...