Besim Beqaj ka lënë pozitën e ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Qeverinë e Kosovës, të enjten.
I bindur në pafajësinë e tij, Beqaj ka thënë se respekton vendimin e PDK-së, për largimin e të emëruarve politikë me aktakuza.
Megjithatë, Beqaj do të vazhdojë të jetë pjesë e strukturave të PDK-së.
Dorëheqjen e ka dorëzuar te kryeministri Ramush Haradinaj edhe zëvendësministri i FSK-së, Agim Çeku.
Çeku, përmes telefonit, ka thënë për KTV-në se të enjten e ka liruar zyrën e tij në ministri, porse vazhdon të jetë pjesë e PDK-së.
Veprimin e partisë së Çekut për largimin e njerëzve me aktakuza nga pozitat udhëheqëse në institucione publike nuk e ka komentuar kryeministri.
Në kabinetin e Haradinajt, nga subjekti i tij vazhdon të mbajë postin e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.