Kush do të ketë guxim t’i dënojë politikanët e korruptuar?

Aktuale

Kush do të ketë guxim t’i dënojë politikanët e korruptuar?

Nga: A.ZH Më: 20 qershor 2019 Në ora: 22:26
Kadri Veseli

Edhe Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka komentuar pas vendimit të kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, për lirimin nga detyra të zyrtarëve me aktakuza.

Kurti ka thënë se, është mirë dhe ligjore që politikanët me aktakuza të mos mbajnë poste qeveritare, mirëpo ai ka shtruar pyetjen se kush mund të guxojë t’i dënojë politikanët e korruptuar.

Sipas tij, në bazë të së kaluarës, të gjithë të kurruptuarit do të dalin të pastër dhe do t’u kthehen posteve qeveritave, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Kurtit:

Mjerë Kosova sesi sërish po mashtrohesh!

Është e mire dhe ligjore që politikanët që kanë Aktakuza mos t'ju lejohet të mbajnë poste qeveritare dhe politike - por pytja shtrohet kush do ta ketë guxim edhe ti denojë këta politikanë të korruptuar?

Duke u bazuar në të kaluaren, të gjithë këta do të dalin të "paster" dhe pastajë do t'ju rikthehen posteve të tyre qeveritare, politike!

FK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat