Blerim Devollit nuk i kujtohet se më kë nga PTK-ja kanë nënshkruar kontratën për Z Mobile

Aktuale

Blerim Devollit nuk i kujtohet se më kë nga PTK-ja kanë nënshkruar kontratën për Z Mobile

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 12:15
Pamje nga Komisioni parlamentar hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala

Deputeti Milaim Zeka duke kërkuar sqarime nga Blerim Devolli, tha se asnjë krim s’e ka bërë Devolli, ngaqë sipas tij, çdokush do ta bënte këtë marrëveshje si biznesmen.

Zeka ka pyetur Blerim Devollin, sa i përket marrëveshjes me Telekomin për të mos i bërë konkurrencë Valës me çmime, Devolli theksoi se kjo nuk ka ndodhur me marrëveshje.

Deputeti Liburn Aliu, ka pyetur Devollin se kush kanë qenë zyrtarë të Telekomit që kanë nënshkruar kontratën?

“Si arritët me i bindur ata zyrtarë me nënshkruar, ngaqë marzha ka qenë 73 përqind dhe çka ka përfituar PTK nga kjo kontratë”, pyeti Aliu.

Blerim Devolli tha se ka harruar kush kanë qenë, sepse është kohë e gjatë, dhjetë vjet gati. Ai tha se PTK ka marrë vetëm ndarje, 22 milionë euro.

“Totali është 43 milionë euro që i ka përfituar PTK nga ne”, tha Devolli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat