Veprimtari i çështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti e ka komentuar një deklaratë të Aleksandër Vuçiqit të dhënë për mediet serbe për në lidhje me njohjen e Kosovës
Mamuti thotë se Vuçiqi që dikur ishte ish ministër i Informacionit të Serbisë në kohën e kriminelit Millosheviq, që për detyrë kishte fshehjen e gjenocidit në Kosovë deklaroi se nuk do ta njeh Kosovën edhe sikur të vinin 400 milionë amerikanë.
Pas kësaj, Mahmuti shton se, vetëm ata që dëshirojnë që t’i dhurojnë tokë Serbisë shpresojnë në arritjen e marrëveshjes me Serbinë.
Ja postimi i plotë:
ALEKSANDAR VUÇIQ I THA JO MARRËVESHJES ME KOSOVËN
Ish Ministri i Informacionit të Serbisë së Sllobodan Millosheviqit gjatë kohës së luftës, që për funksion kishte fshehjen e gjenocidit në Kosovë, dhe aktualisht president i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi për “TV Pink” të Serbisë se “nëse nuk merr nga Kosova (atë që ka në plan-deduksion imi) edhe sikur të vinin 4 mijë amerikanë, ose 40 mijë amerikanë, ose 400 milion amerikanë, jo nuk ka 400 milion, janë 350 milion, apo të gjithë amerikanët, nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës”!
Prandaj, vetëm ata që dëshirojnë t’i falin tokën e Kosovës Serbisë mund të shpresojnë në arritjen e marrëveshjes me Serbinë e udhëhequr nga ata që përpiluan, ekzekutuan dhe fshehën krimin e gjenocidit në Kosovë.