President i Kosovës Hashim Thaçi, për fitoren e xhudistes Majlinda Kelmendit ka thënë se medalja e artë është historike për Kosovën, përcjell “Bota sot”.
“Medalja e Artë në Lojërat Olimpike në Minsk ështe historike për Kosovën. Majlinda Kelmendi është personifikim i fitores së përhershme dhe i historisë së suksesit ndërkombëtar të Kosovës. Përjetësisht krenar me Majlindën”, ka shkruar Thaçi në Facebook.