Haradinaj jep datë për liberalizimin e vizave

Aktuale

Haradinaj jep datë për liberalizimin e vizave

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 10:26
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur edhe njëherë për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ai tha se gjasat janë shumë reale që vendimi për liberalizim të merret në fund të muajit shtator.

Ai deklaroi se gjasat janë shumë reale, që sipas tij nuk do të kishte logjikë që të vonohet ky vendim.

“Ka gjasa reale, mundësitë janë shumë reale që do të merret vendimi në shtator. Nuk do të kishte logjikë që këshilli i ministrave të na vonojë më shumë këtë vendim” tha Haradinaj për RTV21.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, gjatë muajit maj, pas Samitit të Berlinit, në mbledhjen e Qeverisë, ka uruar Kosovën për liberalizim të vizave.

Kjo, sipas tij, i është konfirmuar në takimin që kishte pasur me ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë.

Ai gjithashtu shtoi se sa i përket luftimit të krimit dhe korrupsionit, është proces që nuk do të ndalet kurrë, por kriteret që ata i kanë vendosur, të gjitha janë të plotësuara.

“Luftimi i krimit dhe korrupsionit është proces që nuk do të ndalet kurrë, por kriteret që na i kanë vendosur janë konfirmuar sit ë realizuara, si nga Komisioni Evropian ashtu edhe nga Parlamenti Evropian, dhe tani i mbetet Këshillit” tha ai.

Haradinaj në fund shtoi se Kosova përherë do të “luftojë për rend e ligj, por sa i përket kontratës (për liberalizim) ajo është e mbyllur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat