Loshi: Nëse partitë tjera nuk e ndjekin shembullin e PDK-së, nuk do ta kenë përkrahjen e perëndimit

Aktuale

Loshi: Nëse partitë tjera nuk e ndjekin shembullin e PDK-së, nuk do ta kenë përkrahjen e perëndimit

Nga: v.r Më: 23 qershor 2019 Në ora: 12:35

Publicisti Liri Loshi, në një deklaratë publike, ka thënë se të gjitha partitë duhet ndjekur shembullin e Kadri Veselit, përkatësisht veprimit të tij, duke shkarkuar nga detyra personat me aktakuzë, shkruan Bota sot.

Ai është shprehur se nëse partitë tjera nuk e ndjekin shembullin e PDK-së, nuk do ta kenë përkrahjen e perëndimit.

Postimi plotë i Liri Loshit:

Në Kanada ka plot politikanë që janë larguar nga politika vetëm pse dikush ka bërë një deklaratë publike kundër tyre edhe pa u ngritur aktakuza. Kur nuk kanë dashur të dorëhiqen, meqë nuk janë ndier fajtorë, presioni nga publiku dhe partitë e tyre i ka detyruar të dorëhiqen. Këtu thuhet se parimi i presumimit të pafajësisë vlen vetëm për sallën e gjyqit, por jo edhe për politikën. Fakti i të qenit fajtor apo jo nuk është relevant për njeriun ndaj të cilit është ngritur akuza. Kjo që nuk po e kupton lidershipi dhe politikanët e Kosovës është se në politikë nuk mund të vazhdosh jo vetëm kur je fajtor, por as kur je i dyshimtë për një vepër të jashtëligjshme, apo vepër që thyen etikën e politikanit.Ju liderët e partive tjera, duhet ta kuptoni se Kadri Veseli me vendimin e tij për të larguar nga fuksionet të gjithë ata që kanë akuza për vepra të korrupsionit dhe nepotizmit, është një hap para të gjithë juve. Ky hap i tij do të matet mirë, do të monitorohet nga SHBA-ja dhe BE-ja dhe do të vlerësohet drejt. Nëse partitë tjera nuk e ndjekin shembullin e PDK-së, nuk do ta kenë përkrahjen e perëndimit. Është e pikëllueshme kur një parti si PDK-ja që është përgjegjësja kryesore për korrupsion dhe nepotizëm gjen rrugën për të dalë nga kriza, kurse partitë tjera që mbajnë më pak përgjegjësi nuk janë në gjendje ta bëjnë një deklaratë të ngjashme publike!!! Korrupsioni luftohet në dy mënyra: me mjete politike dhe me mjete ligjore. Mjet politik është vendimi i Kadri Veselit. Tash a janë të kapura organet e drejtësisë a jo, kjo është një çështje tjetër. Si munden partitë tjera të flasin për kapjen e drejtësisë, apo për shkapjen e saj, kur vetë nuk janë në gjendje ta plotësojnë as parakushtin elementar për ta denoncuar korrupsionin?! Nëse më thoni se Kadri Veseli nuk është i sinqertë, unë ju them se ju jeni budallenj. Në politikë nuk ka sinqeritet, por janë të rëndësishme vendimet politike dhe zbatimi i tyre deri në fund. Dhe, vendimet e drejta, pavarësisht nga kush vijnë, nuk mund të injorohen dhe anashkalohen. Është lehtë të manovrohet me fjalë, por qytetarët presin vendime dhe veprime konkrete nga të gjitha partitë politike. Sepse, në Kosovë nuk është problem vetëm PDK-ja, por e tërë klasa politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat