Takimet e fshehta me palën serbe- Shpend Ahmeti përplaset me Hashim Thaçin në takim - Bota Sot
Takimet e fshehta me palën serbe- Shpend Ahmeti përplaset me Hashim Thaçin në takim

Aktuale

Takimet e fshehta me palën serbe- Shpend Ahmeti përplaset me Hashim Thaçin në takim

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 12:45
Shpend Ahmeti përplaset me Hashim Thaçin në takim

Presidenti Hashim Thaçi e bashkëkryesuesi i ekipit negociator të Kosovës, Shpend Ahmeti u përplasën sa i pëket takimeve sekrete në mes të Kosovës e Serbisë.

Ishte, i pari i shtetit ai që foli për takimin që u mbajt ditë më parë në Berlin ku pjesmarrës ishin dy këshilltar të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lidhur me këtë reagoi Ahmeti, duke ia përmendur Thacit, takimet sekrete që ai i ka zhvilluar me presidentin serb, Aleksandër Vuciq.

“Po më vjen mirë president që ia kanë nisë me të pengu takimet e fshehta në këtë rast të kryeministrit, sepse takime të fshehta ka pasë edhe prej juve me Vuçiqin dhe po më vjen mirë që po të pengon kjo sepse asnjëri nuk ishte dashtë me ia ba (takimet e fshehta)”, deklaroi ai, duke i polemizuar tutje presidentit, për deklaratën e tij që Kosova po vazhdon të mbetet e izoluar.

“Pse jemi të izoluar nuk është veç konstatim, pa e ditë pse jemi të izoluar. Ka arsye pse jemi të izoluar, ka të bëjë me korrupsion, ka të bëjë me krim të organizuar, ka të bëjë me moszhvillim ekonomik dhe duhet me ia qitë adresën e saktë pse jemi të izoluar. Nuk mund ta përgjithësojmë këtë”, shtoi ai.

Presidenti Thaci fjalën e mori për të demantuar atë që tha Ahmeti, por sic tha pa dashur të polemizojë me të.

Thaci deklaroi se asnjëherë nuk ka pasur takime të fshehta në mes të tij dhe presidentit serb.

“Pa dashur të polemizoj me ju. Por kurrë takim sekret mes meje dhe Presidentit serb nuk ka ndodhur. Me prezencë  ndërkombëtare kanë ndodhur, siç e dinë të gjithë. Ftoj për konsensus për të dalë nga izolimi dhe papunësia”, tha Thaçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...