Berisha: Fshihet krimi nga policia shqiptare

Aktuale

Berisha: Fshihet krimi nga policia shqiptare

Nga: v.r Më: 24 qershor 2019 Në ora: 16:55
Sali Berisha

 

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha, nëpërmjet një deklarate ka bërë të ditur se është fshehur një denoncim nga policia, shkruan “Bota sot”.

Berisha, ka deklaruar se i është lajmëruar një qytetar anonim duke ia bërë me dije se është kapur në flagrancë me kontrabandë kandidati për bashkinë e Pogradecit.

Fshehja e krimit nga policia, sipas Berishës, është bërë me ndërhyrjen e deputetit socialist Taulant Balla.

 

Postimi i plotë i Berishës:

Denoncohet fshehja e krimit nga policia!

Kapet ne flagrance me kontrabande kandidati per bashkine e Pogradecit.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Doktor,para disa ditesh ne doganen e Qaf Thanes eshte arrestuar kandidati i Partise Socialiste per Pogradecin Ilir Xhakolli!

Ai eshte kapur per kontrabande dhe me nderhyrjen e Taulant Balles eshte liruar brenda 24 oreve.

Kjo ngjarje eshte mbajtur e fshehte nga Policia e Sander Lleshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat