Hiqen ndalesat për zyrtarët serbë, Marko Gjuriq dhe një ministër të premten në Kosovë

Aktuale

Hiqen ndalesat për zyrtarët serbë, Marko Gjuriq dhe një ministër të premten në Kosovë

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 10:28
Marko Gjuriq i arrestuar nga Policia e Kosovës, foto arkiv

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe ministri i Arsimit serb, Mladen Sarceviq të premten pritet të vizitojnë Kosovën.

Gjuriqit dhe Sarceviqit iu është aprovuar kërkesa nga ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar këshilltari i i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj.

“Kanë qenë kërkesa standarde jo të jashtëzakonshme. I kemi aprovuar të dyja dhe janë proceduar sipas rregullave dhe sipas marrëveshjes”, ka thënë Zyberaj.

Arsyeja e kësaj vizite, është festa e Vidovdanit e cila festohet më 28 qershor ku shumë qytetarë nga Serbia vijnë në veri dhe Gazimestan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat