AGK: Vdekja e Rrok Berishës humbje e madhe për gazetarinë - Bota Sot
AGK: Vdekja e Rrok Berishës humbje e madhe për gazetarinë

Aktuale

AGK: Vdekja e Rrok Berishës humbje e madhe për gazetarinë

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 22:30
Rrok Berisha

Në moshën 62 vjeçare, sot ka ndërruar jetë gazetari Rrok Berisha, i cili karrierën e gazetarisë e ka filluar në vitin 1978 në Radiotelevizionin e Prishtinës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka theksuar se gazetari Rrok Berisha përmes shkrimeve politike e kishte sfiduar aparteidin etnik të instaluar nga regjimi i Milloshoviqit përgjatë viteve të 90-ta.

Telegrami ngushëllues i AGK-së:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim mori lajmin për vdekjen e gazetarit të njohur, Rrok Berisha, në moshën 62 vjeçare.

Karrieren e tij prej gazetari e kishte filluar në vitin 1978 në Radiotelevizionin e Prishtinës deri në mbylljen e dhunshme të këtij mediumi në vitin 1990.

Gazetari Rrok Berisha përmes shkrimeve politike e kishte sfiduar aparteidin etnik të instaluar nga regjimi i Milloshoviqit përgjatë viteve të 90-ta.

Rrok Berisha, gazetar, politikan dhe poet, vdiq sot në rrethana kur profesioni i tij i parë, gazetaria ka nevojë për dijen dhe përvojën e tij, për ta bërë atë të denjë për një shoqëri demokratike.

Vdekja e tij do të thotë humbje e madhe për gazetarinë dhe opinionin publik. Me këtë rast, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovë, i shpreh ngushëllime familjarëve, të afërmeve dhe miqve të të ndjerit Rrok Berisha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...