Koalicioni PAN nuk di të dialogoj me Serbinë, kur e provon e shkel me dy këmbë Kushtetutën

Aktuale

Koalicioni PAN nuk di të dialogoj me Serbinë, kur e provon e shkel me dy këmbë Kushtetutën

Nga: Z.B Më: 28 qershor 2019 Në ora: 12:39
Koalicioni PAN

Analisti politik Faton Abdullahu ka thënë se koalicioni PAN nuk din të dialogoj me Serbinë, sipas tij, nuk mund as që ka kurajo të dialogoj me Serbinë, kur  bën përpjekje ta bëjë , ai thotë se shkel me dy këmbë Kushtetutën, përcjell “Bota sot”

Abdullahu këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka cekur se koalicion PAN nuk e ka shumicën. Për ta bërë këtë duhet të bashkohet me Listën Serbe.

Tutje, ai ka shkruar se koalicioni PAN nuk di as që ka vullnet ta zhvilloj Kosovën.

“ Koalicioni PAN sillet ndaj veriut thua se nuk është pjesë e Kosovës. Kështu ai vazhdimisht po i kontribon projektit të shkëmbimit të territoreve me Serbinë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

1) Koalicioni PAN nuk di, nuk mund as që ka kurajo të dialogoj me Serbinë. Kur bën përpjekje ta bëj këtë, shkel me dy këmbë Kushtetutën.

2) Koalicion PAN nuk e ka shumicën. Për ta bërë këtë duhet të bashkohet me Listën Serbe.

3) Koalicioni PAN nuk di as që ka vullnet ta zhvilloj Kosovën. Kur përpiqet ta bëj këtë ai bënë keqpërdorime e abuzime vështirë të riparueshe.

4) Koalicioni PAN sillet ndaj veriut thua se nuk është pjesë e Kosovës. Kështu ai vazhdimisht po i kontribon projektit të shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

5) Koalicioni PAN është i përçarë që nga fillimi. Kur përpiqet të bëhet unik e bënë këtë vetëm me interes që të vazhdoj të mbetet në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat