Deputeti i AAK-së: Qeveria Haradinaj do të shkojë deri në fund

Aktuale

Deputeti i AAK-së: Qeveria Haradinaj do të shkojë deri në fund

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 10:30
Blerim Kuçi

Deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi ka qenë i ftuar mbrëmë në Televizionin 7, në emisionin “DPT Te Fidani”.

Kuçi ka folur për mocionin e opozitës për Qeverinë Haradinaj dhe aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth Ekipit Negociator për dialog me Serbinë, ku ky ekip i përbërë nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti u shpall jokushtetues.

Deputeti tha se ekzekutivi, përkatësisht Kryeministri Haradinaj nuk ka bërë shkelje kushtetuese që i ka dhënë kompetencat e dialogut Presidentit Hashim Thaçi

“Kryeministri Haradinaj, nuk duhet me dhënë dorëheqje, ajo është çështje personale por normalisht që nuk duhet” tha Kuçi.

Kuçi u pyet se a është i pranuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese për AAK-në.

“Normalisht që është i pranueshëm, ne duhet me u mësu që vendimet e Gjykatës Kushtetuese për neve janë amin, janë formë e kryer”

Blerim Kuçi u shpreh se edhe pa përkrahjen e PSD-së, Qeveria Haradinaj do ta qojë mandatin deri në fund.

“Ne asnjëherë se kemi pasë lehtë, prej momentit të parë Qeveria Haradinaj asnjë ditë nuk e ka pasë lehtë, por Qeveritë që janë në prag të votave të nevojshme, jetëgjatësia e tyre është me e madhe, kemi pasur qeverinë e kaluar që ka pasur 90 vota dhe e pat jetën mjaft të shkurtër, prandaj mendimi im është që kjo Qeveri ka me shku deri në fund” tha Deputeti i AAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat