Rrëfehet babai i dëshmorit: Djali i vrarë më mbeti katër ditë e katër net në mal, Gani Geci e tërhoqi trupin e tij, të tjerët ikshin

Aktuale

Rrëfehet babai i dëshmorit: Djali i vrarë më mbeti katër ditë e katër net në mal, Gani Geci e tërhoqi trupin e tij, të tjerët ikshin

Nga: N.Sh Më: 1 korrik 2019 Në ora: 09:56
Gani Geci dhe Sadik Rexha

Babai i dëshmorit të Milazim Rexhës, Sadiku nga Kopiliqi i ulët i Skenderajt, ka rrëfyer një ngjarje që i ka ndodhur pas vrasjes së djalit të tij në malet afër qytetit të Skenderajt.

Ai thotë se me 20 mars në ora 7 të mëngjesit kanë hy forcat serbe në lagjen numër 2 të Skenderajt, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ai thotë se serbët kanë filluar plaçkitjet dhe popullatën i kanë larguar me dhunë.

Sadiku thekson se Milazimin e kanë gjuajtur nga praga me plumba dum dum, sipas vlerësimit të Kemajl Sheqirit një oficer i lartë.

“Unë pa gjysmë ore kam shkuar, e kam pa të vrarë dhe e kam mbuluar me një setër”, tregon ai.

Pas kësaj, ai thotë se kanë shkuar në Kopiliq, kurse Milazimi ka mbetur aty i vrarë dhe nuk ka mundur të tërheq kufomën e tij.

Ai ka mbet i vrarë aty 4 ditë e 4 net.

Sadiku rrëfen se në Kopiliq ka kërkuar ndihmë për me shkua me tërheq kufomën e djalit të tij, por askush nuk i ka ndihmuar.

Pas kësaj, ai ka shkuar në Llaushë në lagjen e Gecve dhe rastësisht është takuar me Gani Gecin, të cilit i ka kërkuar ndihmë për tërheqjen e djalit të tij.

Ky thotë se Ganiun nuk e ka njohur, mirëpo ishte ai që me disa shokë të tij e ka ndihmuar të marrin kufomën e Milazimit dhe e kanë varrosur në Kopioliq, aty ku edhe dot prehen eshtrat e tij.

Sadiku tutje shprehet se, kufoma e Milazimit ishte rreth 70 metra afër policisë serbe.

Ai tregon se Gania ishte nervozuar pse askush nuk i kishte dalur në ndihmë për tërheqjen e djalit të tijë të vrarë.

Për varrimin e Milazimit, babai i tij shprehet se Gani Geci i ka dërguar edhe disa gazetarë ndërkombëtarë të cilët e kanë gjiruar komplet ceremoninë e varrimit.

Milazimi pas vetës ka lanë vajzën e tij, Monikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat