‘Shteti nuk ka bërë mjaftueshëm për viktimat e dhunës seksuale’

Aktuale

‘Shteti nuk ka bërë mjaftueshëm për viktimat e dhunës seksuale’

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 11:12
Foto

Në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Kryesia e Bashkësisë Islame ka organizuar konferencë me moton “Të gjithë së bashku me një zë”.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava tha se shoqëria kosovare po përballet edhe me një sfidë, me atë të  stigmatizimit të viktimave të dhunës seksuale.

Tërnava tha se me këtë kategori nuk është marrë mjaftueshëm shteti, rrethi e familja.

 Ndërsa presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se të gjithë duhet të kërkojnë drejtësi dhe të inkurajohen viktimat që të ballafaqohen me të kaluarën.

Sipas tij çdo i mbijetuar duhet të gjej guximin të flas, ashtu siç ka folur Vasfije Krasniqi-Goodman.

Thaçi tha se duhet të kërkohet drejtësi edhe nga ndërkombëtarët, të cilët për 10 vjet kanë qëndruar në Kosovë, e edhe Tribunali i Hagës, për çka tha se as nuk është marrë me dhunuesit.

Dom Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, tha edhe si bashkësi fetare, bashkë me shoqërinë dhe shteti, janë vonuar në përkrahjen e tyre.

Edhe Femi Cakolli nga Kisha Protestante, tha se është bërë pak për këto viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat