Haradinaj kërkon nga Policia angazhim maksimal për rend dhe ligj

Aktuale

Haradinaj kërkon nga Policia angazhim maksimal për rend dhe ligj

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 10:46
Ramush Haradinaj tha se mburret me profesionalizimin dhe sukseset e policisë së Kosovës

(E plotësuar) - Me rastin e 13 vjetorit të Inspektoratit Policor të Kosovës(IPK), kryeministri Ramush Haradinaj tha se mburret me profesionalizimin dhe sukseset e Policisë së Kosovës, i cili me këtë rast shprehu gatishmërinë e tij për mbështetjen e vazhdueshme qeveritare.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova po përballet me mjaft sfida, si, politike, ekonomike e sociale.

Sipas tij, për të forcuar shtetin për rend dhe ligj vitin e kaluar ka  rritur pagat 100 për qind për gjyqtarët dhe prokurorët, për të cilët kryeministri tha se janë përgjegjës për të luftuar dukuritë negative në vend.

Haradinaj: Po përballemi me shumë sfida, kërkohet angazhim nga secili institucion

“Jemi vend i ri, kemi sfida të shumta ekonomike, të papunësisë, korrupsioni, sida po ashtu që lidhen me multietnicitetin dhe me ndikimet e jashtme, me rreziqet me kërcënimet që i ka siguria jo vetëm e Kosovës. Andaj, mendoj se mënyra më e suksesshme që secili në mandatin e vet të punon suksesshëm dhe jam I sigurt që do të jemi të suksesshëm në rend dhe ligj, por do të jemi edhe partner të dobishëm I partnerëve tanë”, theksoi Haradinaj në ceremoninë e 13 vjetorit të themelimit të IPK-së.

Kryeshefja e IPK-së Miradije Kelmendi tha se gjatë këtyre viteve ka pasur mjaft suksese në përmbushje të misionit për goditjen e krimit.              

Kelmendi tha se janë goditur grupe kriminale ku pjesë e tyre kanë qenë edhe pjesëtarë policor.

Ajo tha se ky institucion është i përkushtuar në luftimin e krimit dhe korrupsionit, duke vecuar edhe 59 zyrtarë policorë të trafikut rrugorë  dhe 22 zyrtarë policorë të pikave kufitare që ishin arrestuar nga IPK.

Kelmendi: Jemi zotuar në luftimin e dukurive negative dhe krimit në radhët policore

“Në këtë mision sfidues të përgatitjes profesionale në luftimin e krimit dhe keq menaxhimit, kapacitetet tona nuk kanë rreshtur së angazhuari në arritjen e objektivave strategjike dhe operacionale. Sukseset janë të dukshme të vlerësuara nga qytetarët dhe nga partnerët vendor dhe ndërkombëtar. Ato nuk ishin evidente pa kontributin e gjithë punonjësve. Edhe me parë jemi zotuar në luftimin e pa kompromis të dukurive negative dhe krimit në radhët policore”, theksoi Kelmendi.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Izmi Zeka tha se fuqizimi i kapaciteteve profesionale dhe puna për luftimin e krimit dhe korrupsionit, e vendos IPK-në në listën e institucioneve seriozë për punë.

Zëvendësministri Zeka ka përmendur edhe aksionin e fundit në veri të Mitrovicës të ndërmarrë kundër grupeve kriminale që ndër ta ishin edhe zyrtarë policor.

Zeka: Luftimi i krimit së fundi në veri, e bën IPK-në institucion serioz

“Puna e vazhdueshme gjatë këtyre viteve e Inspektoratit Policor të Kosovës ka bërë që në policinë e Kosovës të ketë përgjegjësi dhe llogaridhënie të vazhdueshme duke kontribuuar që policia e Kosovës të ofroj shërbime efikase dhe profesionale në ruajtjen  rendit dhe sigurisë për qytetarët. Fuqizimi i vazhdueshëm i kapaciteteve profesionale, bashkëpunimi ndër institucional dhe përkushtimi në hetimin e rasteve serioze siç ishte rasti I fundit në veri për luftimin krimit të organizuar dhe korrupsionit, e vendos institucionin IPK-në në listën e institucioneve serioze”, tha Zeka.

Prokurori Special, Sylë Hoxha, tha se Inspektorati Policor është një organizatë mjaft profesionale dhe  kanë bashkëpunim mjaft të mirë, i cili duhet të vazhdojë tutje.

Për kontribut të dalluar në IPK dhe Prokuroi janë ndarë medalje dhe mirënjohje për zyrtarë vendor dhe ambasadorë. Ndryshe, IPK  para 13 vjetëve kishte nisur punën me 20 punonjës, ndërsa tash janë 100 zyrtarë.

Inspektorati Policor shënon 13 vjetorin e themelimit

Me rastin e 13 vjetorit të Inspektoratit Policor të Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj tha se mburret me profesionalizimin dhe sukseset e policisë së Kosovës dhe për këtë shtoi se Qeveria do të jetë përkrahës i saj.

“Kemi sfida që është korrupsioni, me rreziqet që i ka Kosova dhe rajoni, andaj secili institucion që punon suksesshëm Kosova do të jetë partner i rajonit dhe më gjerë. Qeveria ka ndërmarr vendime për fuqizimin e rendit dhe ligjit. Andaj, kemi dyfishuar rritjen e pagave për prokurorë dhe gjyqtarë. Ne jemi në përkrahje të policisë tonë dhe po ashtu tash sytë e popullit janë nga policia”, tha Haradinaj.

Kryeshefja e IPK-së tha se gjatë këtyre viteve ka pasur mjaft suksese në përmbushje të misionit për goditjen e krimit.

 “Janë goditur grupe kriminale pjesë e tyre kanë qenë edhe pjesëtarë policor. Andaj, synimi është që ta luftojmë krimin e organizuar dhe çdo të keqe në tërë territorin e vendit”, tha Kelmendi.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Izmi Zeka tha se fuqizimi i kapaciteteve profesionale dhe puna për luftimin e krimit dhe korrupsionit, e vendos IPK-në në listën seriozë për punën e saj.

Në këtë ceremoni janë ndarë edhe medalje për zyrtarë vendor dhe ndërkombëtarë. Për kontribut të dalluar në prokurorinë e Shtetit, medalje i është ndarë edhe prokurorit Sylë Hoxha. Ndryshe, IPK  para 13 vjetëve kishte nisur punën me 20 punonjës, ndërsa tash janë 100 zyrtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat