Lista Serbe: Rada Trajkovic përsëri akuzon Serbinë për gjendjen në Kosovë

Aktuale

Lista Serbe: Rada Trajkovic përsëri akuzon Serbinë për gjendjen në Kosovë

Nga: Fatmir Beka Më: 3 korrik 2019 Në ora: 22:05
Rada Trajkovic

Lista Serbe ka akuzuar kryetaren e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës Rada Trajkovic se ka sulmuar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe shtetin e Serbisë për gjendjen në Kosovë, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Lista Serbe (SL) si partia më e fortë e serbëve të Kosovës ka drejtuar gishtin e akuzës ndaj kryetares së EPS në Kosovës Rada Trajkoviç pas deklaratës së saj lidhur me situatën e krijuar rreth “krizës humanitare” në veri.

Ajo ka akuzuar presidentin Vuçiq dhe shtetin e Serbisë për veprimin dhe gjendjen e krijuar në veri.

"Rent-a-Rada është e dëshpëruar për presionin në rritje të bashkësisë ndërkombëtare ndaj Prishtinës, kështu që po tenton të krijoj balans artificial duke fajësuar presidentin dhe shtetin e Serbisë për situatën në Kosovë”. Rent-a-Rada  dhe liderët shqiptar krijojnë frontin e përbashkët kundër Serbisë dhe Vuçiqit ", thuhet në kumtesën e SL.

Ky subjekt thitë se serbët e Kosovës "kujtojnë kur Rada Trajkoviç në një kohë e pat sulmuar edhe të vrarin Oliver Ivanoviç sepse kishte marr pjesë në mbrojtjen e Kosovës, ndërsa sot këtë po e bënë kundër Milan Raidoçiç ", nënkryetar i Sl që pushteti në Prishtinë e akuzon për vrasjen e Ivanoviçit.

"Përderisa regjimi shqiptar serbët që mendojnë lirshëm i ndjek me fletë-arreste, Rada Trajkoviç pritet me duar të hapura. Kjo flet mjaftueshëm për te dhe Listën Serbe ", thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat