Palestina në krah të Serbisë, kundërshton shtetin e Kosovës për anëtarësimin në INERPOL(!)

Aktuale

Palestina në krah të Serbisë, kundërshton shtetin e Kosovës për anëtarësimin në INERPOL(!)

Skënder Karaçica Nga Skënder Karaçica Më 3 korrik 2019 Në ora: 22:07
Ilustrim

Palestina që nga viti 1948 në konflikt me shtetin e Izraelit dhe me një mal problemesh (as në tokë e as në qiell)është bërë në krah të Serbisë dhe po e kundërshton Republikën e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL(siç!|).

Kësaj i thonë kur e shkreta po qet shkelma dhe në krah të një shteti(Serbia fashiste)që përmes projektit shfarosës ,,Patkoi,, për tokën e djegur të Kosovës dhe të shfarosjes seri në substancë të popullit shqiptar, një vend që edhe vetë po përgjakët përditë, por duke kundërshtuar faktorët relevantë për paqen (SHBA),është bërë e përkëdhelura e Serbisë kundër shqiptarëve dhe Kosovës...!

Për fund fare: Ambasadori i Palestinës në Beograd Mohamed Nabban le të shpresojë në ,,ndihmën e Serbisë,,(siç!)duke ëndërruar sipas projektit të Daçiçit se (ende)jetuaka Jugosllavia e Titos dhe Lëvizja e ,,Mosikuadrimit,,...(sic!).

Më mirë do të ishte që Palestina dhe regjimi lokal e saj të merret me vetveten e jo me shtetndërtimin e Republikës së Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat