Ahmeti s’e rrëzon Haradinajn: S’ia ngrehi tepihun poshtë këmbëve me Srpska-n e Beogradit

Aktuale

Ahmeti s’e rrëzon Haradinajn: S’ia ngrehi tepihun poshtë këmbëve me Srpska-n e Beogradit

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 22:51
Ramush Haradinaj, Shpend Ahmeti

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti ka dhënë qëndrimin final se nuk do të jetë pjesë e rrëzimit të qeverisë “Haradinaj” në bashkëpunim me Listësn Srpska.

Ai deklaroi se s’ka kurrfarë benifiti që ta rrëzojë ekzekutivin.

“Me i pas votat sot e kishim thirr seancën.  Unë flas për votat e PSD-së. Kryeministri dje e ka thënë se roli jem është me mbrojt Kosovën, e unë kam interes me mbrojt Prishtinë. Andaj, s’kam kurrfarë benifiti mu prish me kryeministrin.

Me Listën Srpska s’jam i interesuar ta rrëzoj Qeverinë. Në kohën kur e kemi taksën dhe momentin në të cilin po kalon Kosova. Me ja ngre tepihun nër këmbë me dikën që merr urdhra nga Beogradi nuk pranoj assesi”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat